“Po luftojnë për jetën…”/ Manastirliu nxjerr pamjet e rënda nga Infektivi: 6 të intubuar, mes tyre edhe të rinj (FOTOT)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje mbi gjendjen e pacientëve që ndodhen të shtruar në Infektiv, teksa luftojnë me koronavirusin.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ministrja Manastirliu pohoi se aktualisht në Infektiv janë 6 pacientë, mes tyre dhe mosha të reja, janë të intibuar dhe po luftojnë me jetën.
Postimi i plotë:
“? SPITALI INFEKTIV
Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.
Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 ?? #RespektoniRregullat
↔️Mbaj distancën
?Vendos maskën
?Ruaj higjienën
#RuaniShëndetin??”, shkruan Manastirliu.