Presidenti Meta takon Arben Shehun: KLSH t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës, mos u ndikoni politikisht!

Kryetari i sapozgjedhur i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka nisur zyrtarisht punën pasi mori votë unanime në parlament.

Shehu është pritur sot në një takim nga presidenti Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit.

Presidenti, duke i uruar suksese në detyrën e tij, i kërkoi zotit Shehu, që veprimtaria e Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, e garantoi Presidentin e Republikës për ushtrimin me transparencë të funksioneve kushtetuese të institucionit për të cilin është votëbesuar ta drejtojë, në mënyrë profesionale dhe të depolitizuar.

Presidenti Meta takon Arben Shehun: KLSH t'i nënshtrohet vetëm Presidenti Meta takon Arben Shehun: KLSH t'i nënshtrohet vetëm

Back to top button
LAJMET E FUNDIT