Presidenti nuk shkarkohet! Komisioni Hetimor miraton raportin përfundimtar, asnjë votë kundër Metës

Komisioni hetimor parlamentar ngritur për shkarkimin e Presidentit Meta, sot vendosi me vota anonime të mazhorancës, asnjë kundër dhe asnjë abstenim se Presidenti Meta nuk ka bërë shkelje të cilat çojnë në shkarkim.
Ulsi Manja në emër të Komisionit theksoi se Parlamenti mund të shikojë disa procedura se si mund të saktësojmë disa nene te ligjit organik “Mbi kompetencat e Presidentit të Republikës”.
Në fund të gjithë votuan live pro raportit që thekson se nuk ka shkarkim të Presidentit.
Ndërkohë një deputet anonim nga opozita nuk ishte në mbledhjen e fundit të këtij Komisioni Hetimor.