Pse nuk duhet të shtriheni në shezlonge, Sazan Guri: Ku ka si rëra kurative shqiptare

Ambientalisti Sazan Guri thotë se pushuesit nuk duhet të shtrihen në shezlonge. Ai përmend kursimin e parave, por edhe faktin se jemi në pandemi koronavirusi dhe nuk dihet nëse një i infektuar mund të jetë ulur aty.
Po ashtu ai thotë se rëra e bregdetit shqiptar ka veti kurative.
“I bëj thirrje të gjithëve që të mos frekuentojnë shezlonget, se edhe lekë kursen edhe nuk shtrihesh aty ku është shtrirë më parë dikush tjetër, edhe ke rërën, çfarë e do shezlonin? Ku ka më mirë se sa të shtrihesh të zhytesh në rënë. Është kurative. Një herë një mjek i huaj mori disa njerëz, pacientë që vuanin nga sëmundje të ndryshme, dhe i lyu me rërë e baltë kurative, dhe i vendosi të bënin aerobi. Më pas ata u shëruan, i shëroi rëra, por ata kujtonin se i shëroi aerobia.
Pse të vendosësh doreza e maskë në plazh kur ke një rërë që vret sëmundjet… Kjo rërë që është e verdhë, e bardhë, andej nga Shëngjini, rëra jonë plus që është 70 metër dhe shputa zhytet, kjo rërë shëron të gjitha sëmundjet’.
Sazan Guri sugjeron që të zhytemi në rërë, dhe të bëjmë ecje 30 minuta deri në 1 orë ecje në rërë të thatë.