Publikohet foto e parë e Isa Mustafës pas infektimit me COVID-19, ja në ç’gjendje duket ai

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është fotografuar për herë të parë pas infektimit me COVID-19.
Djali i tij, Besnik Mustafa në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi me Isa Mustafën.
Mustafa shihet se qëndron ulur dhe është në gjendje të qëndrueshme. Babë e bir ndodhen në shtëpi dhe kanë të vendosura maska.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa para një jave ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Publikohet foto e parë e Isa Mustafës pas infektimit me COVID-19, ja