Qindra kosovarë pritën me këngë e valle kthimin e Thaçit nga Haga me flamujt e UÇK-së

Qindra kosovarë presin presidentin Hashim Thaçi me valle e flamuj në dalje të kufirit Shqipëri -Kosovë, pas kthimit të tij nga Haga.
Kosovarët janë mbledhur në Vermicë duke valëvitur flamujt e UÇK-së, duke kënduar këngë e valle, duke mos u frikësuar as nga COVID-19. Shumica e qytetarëve të mbledhur janë ish-pjesëtarë të UCK, të cilët thonë se po presin presidentin historik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur sot në Tiranë duke përmbyllur qëndrimin e tij 4 ditor në Holandë ku tha dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës në lidhje me aktakuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte në Kosovë.
“Shumica këtu janë pjesëtarë të UÇK-së dhe jemi krenarë për angazhimin dhe punënë, luftën që është bërë për pavarësinë e Kosovës”, thotë një prej pjesëtarëve të UÇK-së.
“Ai nuk është akuzuar personalisht por është akuzuar gjithë ushtria. Paraqitja e tij ishte shumë e mirë, vetëm ai mund ta mbrojë UCK-në. Spiunët në dëshminë e tij kanë vdekur, s’ka më”, tha qytetar.
“Kemi ardhur për të mbështetur Thaçin, jam brengosur për trupin tim se jam i vdekur jam 77 vjeç por kam ardhur. Djali im ka qenë pjesë e ushtrisë, UCK-ja nuk është ashtu sic flitet në propagandat ruse, serbe”, thotë një qytetar tjetër../ Report tv