Radhët e gjata në ambasadën shqiptare në Athinë/ MEPJ thirrje qytetarëve: Respektoni oraret e vendosura

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet e ambasadës shqiptare në Athinë, ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

“Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët” – njofton MEPJ me anë të një reagimi në facebook.

Ndërkohë, ambasada shqiptare në Athinë thotë se shërbimet vazhdojnë edhe pas orës 19:00, duke publikuar foto.

“Ora 19:23 dhe Ambasada vijon te ofroje sherbime konsullore prane zyres konsullore, duke ofruar rreth 350 aplikime deri me tani, kryesisht aplikime per pajisje me Pasaporte dhe Karte ID.

116344686_1770199103135926_1574137803256355642_o

Lutemi te keni parasysh qe Ambasada do te filloje te ofroje sherbime pa nderprerje nga ora 08:00 deri ne oren 20:00.

Kerkojme mirekuptimin e qytetereve qe, nga e hena dt. 03.08.2020, te respektojne oraret e caktuara per takim, per te evituar radhe te gjata dhe garantuar shpejtesi dhe cilesi ne sherbim”, shkruan ambasada.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT