Ralf Gjoni shpërthen ndaj zyrtarit të lartë gjerman: I korruptuar dhe i vjetruar, duam lista të hapura
Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka shpërthyer në akuza ndaj deputetit të CDU-CSU në Bundestag, Johann Wadephul, pasi ky i fundit kërkoi nga opozita parlamentare të votojë pro reformës zgjedhore të dakordësuar në këshillin politik.
Gjoni e quan Wadenphul një lidër të vjetë dhe të korruptuar. Gjoni insiston tek kërkesa për lista të hapura.
“Parlamenti shqiptar nuk eshte zyre noteriale e marrëveshjeve jashte institucionale qe rehabilitojne lidere te vjeteruar anti evropiane e te korruptuar. Shqiperia ka nevoje per nje reforme elektorale te vertete qe i pergjigjet aspiratave te popullit shqiptar qe deshperimisht kerkon demokraci. Dhe ju siguroj si juve, ashtu edhe CDU-CSU se ne si deputete te pergjegjshem e pro evropiane kemi ndermend te luftojme deri ne fund per nje sistem elektoral me lista te hapura qe kenaq deshiren e mbi 80% te popullit tone te cilit i ka ardhur ne maje te hundes ne status quone ne vend.”, shprehet deputeti.
Dorëzohet opozita, arrihet numri i votave në Parlament për miratimin e reformën zgjedhore
Numri dy i CDU-CSU në Budestagun gjerman, Johan Wadephul përmes një shënimi në Twitter ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende, ndërsa bën thirrje për miratimin e saj pa asnjë ndryshim.