Rama bën lëvizjen e radhës ndaj PD: Ju pres në ora 17:00, mos bojkotoni

Kryeministri Edi Rama i kërkon Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos e bojktojnë sot mbledhjen e Këshillit Politik, e thirrur për pasditen e sotme nga ana e socialistit Damian Gjiknuri.
“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!’, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Pas takimit të djeshëm, firmosje së paktit me opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Rama ka nisur lëvizjen e radhës duke kërkuar që bindë për këtë nismë edhe opozitën jashtë parlamentare.
Nga ana e saj, PD që në mbledhjen e dy ditëve më parë u përfaqësua nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ka dhënë sinjale që nuk do të jetë e pranishme në mbledhjen e sotme.