Rama gati: Nëse Basha nuk e do më marrëveshjen, ne e tërheqim! Ja e vërteta e heqjes së koalicioneve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se me ndryshimet Kushtetuese dhe heqjen e koalicioneve, marrëveshja e 5 qershorit është hedhur në kosh.

Për Ramën nëse Lulzim Basha nuk e do marrëveshjen, atëherë ai tha se ne jemi të gatshëm ta tërheqim atë.

Kryeministri tha se maxhoranca do e heq marrëveshjen dhe do miratojë ato ndryshimet që opozita nuk i pranoi gjatë negociatave që ka të bëj më depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Nëse Lulzim Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh, dhe ai nuk e do marrëveshjen. ka një mënyrë për ta bërë këtë që marrëveshja nuk ekziston. Ta heqim marrëveshjen!

Atëherë ne do bëjmë depolitizimin e administratës dhe disa ndryshime të tjera që ne i donim dhe ata s’i donim”, tha Rama.

Por edhe pse u gatshëm për prishjen e marrëveshjes, Rama tha se ajo ekziston dhe do bëj çmos që të votohet edhe me konsensusin e opozitës parlamentare, që sipas tij ka marrë huqet e PD-së.

“Marrëveshja është aty dhe ne do e çojmë deri në fund dhe do bëjmë çmos që të votohet edhe nga opozita parlamentare, e cila ka huqet e shtëpisë ku është rritur”, tha Rama.

Rama: Nuk po heq koalicionet, po parandaloj devijimin e votës si në rastin e ‘Dushkut’

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma nuk heq koalicionet, por parandalon devijimin e votës si në rastin e ‘dushkut’. “Çfarë po bën Shqipëria, po heq koalicionet? Jo! Në asnjë mënyrë. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në cdo vend të Europës dhe jo si rrap pas dushkut, ju kujtohet historia e devijimit të votës. Si mund të kemi ne një sistem ku vetëm në Tiranë kemi 3 mijë kandidatë, ku është parë? Edhe ata që marrin vota për një parti ia cojnë tjetrës, kaq po bën Shqipëria.

Dhe nëse ka dicka që nuk përputhet me standardin, absolutisht i gatshëm që të dëgjoj, por nuk është standard pëlqimi apo mospëlqimi i Bashës apo partive të tjera që braktisën parlamentin. Ky nuk hyn si standard. Kërcënimi, ose si themi ne ose këtu do të bëhet nami, nuk funksionon, nuk ka dhe nuk ka për të funksionuar. Kërcënimi se bota do të thotë se këta nuk janë për në Europë, është në planin kombëtar një akt i dënueshëm dhe dënimin e jep populli me votë. Ky është mendimi im në tërësi. Unë jam respetues ndaj miqve” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT