Rama “lëshon pe” për listat e hapura: Shqiptarët duan të kenë më shumë zë në proces, por asnjëra palë s’do arrijë gjithçka

Edhe pse nuk ka ende një vendim për listat e hapura, kryeministri Edi Rama la të kuptohet se PS po konsideron një formulë për hapje të listave.
Pas takimit me përfaqësuesit e opozitës parlamentare, Rama pranoi se shqiptarët duan të zgjedhin kandidatët dhe jo vetëm partitë dhe liderin.
“Kemi një konflikt në themel lidhur me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare. Ne mund të shtojmë në atë marrëveshje, por jo të heqim. Jemi të gatshëm të konsiderojmë një formule për hapje listash. Na duhet konsensus tre palësh, por askush nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron. Është e rëndësishme që të gjithë të kenë zë në process. Na duhet një maxhorancë e gjërë në Kuvend dhe është shumë përtej asaj që kemi. PS nuk do angazhohet në procese kapje të votive për të bërë një ligj kaq themelor. Nuk kam respekt më të madh për ata që janë jashtë, por askush nuk ka as monopol dhe as privilegje. Është e vërtetë se shqiptarët duan të kenë më shumë zë në proces, duan të zgjedhin jo vetëm mbi partinë dhe liderin, por edhe mbi kandidatin”, tha Rama.