Rama sqaron ‘martesën’ me Bashën: Kemi krushqi me Lulin, ja qëndrimi për listat e hapura

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzat të opozitës parlamentare për një “martesë” me Bashën, duke iu referuar bashkëpunimimit për reformën zgjedhore.

Kreu i qeverisë tha se nuk bëhet fjalë për martesë, por për krushqi.

“Nuk jam martuar me Lulin se ju e keni shumë qejf këtë akuzë, por një krushqi  e kemi dhe këtë krushqi e kemi edhe me ju (I drejtohet Murrizit). Na duhet një produkt me standarde dhe që krijon klime besimi. Nëse ju thoni ne duam lista të hapura dhe që në komisione PD dhe Basha të mos kenë njerëz, atëherë po më thoni të tmerrojmë Lulin nga e para. Nuk jemi këtu as për të marrë urdhra nga PD dhe as nga ju. Jemi këtu për të bërë tonën.”, tha Rama.

Opozita në parlament ka kushtëzuar votën për reformën zgjedhore me listat e hapura. Ndërkohë që Rudina Hajdari i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të shprehet nëse është pro apo jo ndryshimit të sistemit. Edi Rama tha se nuk u druhet listave të hapura, por listoi arsyet se përse është skeptik.

“Ju zonja Hajdari dhe Murrizit u takon një reflektim, që ne e kemi respektuar jo vetëm me fjalë por më të gjitha rregullat nismën  tuaj. Duhet të reflektoni që ky është një proces, që konsensusi duhet të provojë një rezultat për Shqipërinë, ku cdo palë duhet të bëjë koncesionet e veta. Ne jemi pala, që jo se na takon, por e kemi në vetëdije që të bëjmë më shumë koncesione më shumë se të tjerët, koncesione politike, jo për vepra publike. Ju e dini mendimin tim për listat e hapura, unë nuk besoj te efekti i tyre çudibërës, ashtu sikundër mendoj se e listat e hapura e ndërlikojnë administrimin e votës, sepse në procesin e administrimit, sidomos të numërimit, të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve, më e pakta që mund të thuash është se nuk është e lehtë.

Tani po të llogarisësh listat e hapura dhe po të kthehemi të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura, nuk e di si mund të mbarojmë një numërim të kontestueshëm. Por jam dakord me ju me një pikë. Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura.

Por në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, a merremi vesh këtë e shohim në proces, por është me risk se po s’u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërim partiak, me të cilin ju duhet të bini dakord se i bie t’u themi atyre jashtë, ca bëmë me ju nuk vlen më se do të bëjmë me këta. Një krushqi e kemi, të dyfishtë edhe me ata edhe me ju, duhet ta bëjmë se na bie të gjithë ajo që për të gjithë jemi të interesuar, që nënkupton një produkt me standarde. Nëse ju më thoni që ne duam listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe ne duam që në komisione PD dhe Basha mos ketë njerëz, po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi ta detyrojmë mos hyjë në zgjedhje” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT