Rastet e reja me Covid-19/ Tirana me më shumë të infektuar, ndiqet nga Kruja

Ministria e Shëndetësisë bëri sot bilancin e 24-orëve të fundit, ku njoftoi se dy gra kanë humbur betejën me Coronavirus, ndërkohë ishin 108 raste të reja.

Nga këto të fundit, 52 të infektuar janë në Tiranë. Ministria tregon se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT