Reagon Bundestagu gjerman: Përshëndesim Kuvendin për të miratuar një Reforme Zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR

Reporteri për Çështjet Europiane në Bundestag Florian Hahn ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 106 pro ndryshimet kushtetuese.

Në një postim në twitter Hahn përshëndet Kuvendin e Shqipërisë për plotësimin e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një Reforme Zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR

“Ne përshëndesim Kuvendin e Shqipërisë për plotësimin e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një Reforme Zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe që demokratizojnë proceset elektorale. Por: të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë sëbashku”- shkruan Hahn.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT