Rëndohet bilanci/ Koronavirusi u merr jetën tre pacientëve në Infektiv

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me Covid. Raportohet se në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën në spitalin infektiv.
Viktimat janë mjeku 69-vjeçar nga Puka, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana. Ndërsa numri i të infektuarve të konfirmuar është 71.
“Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive”, njofton Ministria.