Rudina Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Politik pa shpjegime: S’ja vlente të qëndroja më
Pas mbledhjes së Këshillit Politik pasditen e sotme, përfaqësuesja e Opozitës Parlamentare, Rudina Hajdari, është larguar.
Në daljet të mbledhjes ajo nuk dha shumë shpjegime, por tha për mediat se “nuk ia vlente të qëndroja më aty”.
Ndërkohë mbledhja po vazhdon pas kërkesës së Opozitës së Bashkuar për takim.
Më herët, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, sqaroi se PD ka propozuar amendamentin për hapjen e listave 100%.
Gjithashtu në reagimin e tij, thuhej se nuk do të pranohej asnjë ndryshim tjetër kushtetues të njëanshëm, pasi në atë mënyrë prishej Marrëveshja e 5 Qershorit dhe 14 Janarit.