Rudina Hajdari ultimatum Ramës: Nuk ke shans të marrësh votat e opozitës, mirato listat e hapura

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të opozitës parlamentare për listat e hapura është mbyllur pa një marrëveshje.

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari tha pas takimit se opozita parlamentare nuk e voton marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, pa u marrë parasysh kërkesa për lista të hapura. Hajdari foli për presion jashtë parlamentit, si nga opozita ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

“Edhe pse kemi presion nga opozita jashtëparlamentare dhe partnerët e huaj ne nuk do të tërhiqemi nga listat e hapura. Nuk do mbetemi peng i tre politikanëve. Duam zgjedhje me standarde dhe me cilësi. Listat e hapura janë të dobishme. Nëse Rama zgjedh të shkojë me opozitën jashtëparlamentare, atëherë ai po u kthen kurrizin qytetarëve. Ka një presion të madh.  Rama nuk i ka votat për marrëveshjen, ne do ta kushtëzojmë votën. 29 deputetë nuk e votojnë marrëveshjen. Pa lista të hapura nuk ka shans që të votohet marrëveshja”, tha Rudina Hajdari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT