Shifra alarmante/ 5 të vdekur nga koronavirusi 24 orët e fundit, ministria jep detaje

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 5 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.
Disa nga viktimat ishin pa sëmundje shoqëruese.
“Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:
Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.”, njoftoi ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.