Shifra në rritje nga Covid-19, në Tiranë më shumë se 1100 raste aktive

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot azhornimin e të dhënave të Covid-19 në vendin tonë, ku 4 pacientë humbën jetën ndërkohë ishin 117 raste të reja.

Nga këto shumica e rasteve ishin në kryeqytet. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Deri më tani në vendin tonë kanë vdekur 148 persona nga Covid-19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT