“Shkëmbimi territorial nuk ishte ideja ime, ma kërkuan Thaçi dhe Vuçiç”, ish-këshilltari i Trump: U angazhua dhe ish-kryeministri britanik

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton ka reaguar në lidhje me deklaratën e emisarit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, i cili tha se shkëmbimi i territorit mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë ideja e Presidentit Trump, por e Bolton.

Vetë Bolton e ka mohuar të ketë propozuar diçka të tillë dhe ka vendosur të tregojë hapur se kush e bëri në të vërtetë i pari propozimin që bëri aq zhurmë. Bolton e ka pranuar se ka qenë i informuar për këtë çështje, por ka shprehur edhe habi për mënyrën sesi ka reaguar Europa dhe opinioni publik në secilin vend.

Bolton tha se propozimi për territoret ishte ide e Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit, pavarësisht se ai nuk i përmendi në emër. Bolton ka folur në media gjithashtu edhe për frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan.

Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim mosarritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Uashington më 27 qershor, edhe pse ka qenë i bindur se në të nuk do të arrihej asnjë marrëveshje, por do të ishte vetëm një shans për të bërë dy fotografi.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim, mendoja që duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin e Rusisë, që ishte duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. Në radhë të parë, ishte Ukraina në rrezik. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellore për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin e Maqedonisë ishte arritje e madhe”, u shpreh Bolton, duke folur për situatën në përgjithësi.

“Mendova të përpiqeshim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbisë e Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova jashtë. Më shqetëson, se nga takimet do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, Amerikën, por edhe europianët, duhej vëmendje ndaj situatës.

Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, pasi nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontroverse brenda dy vendeve”, tha ai duke iu referuar edhe takimit të dështuar të 27 qershorit në Uashington.

“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime, pasi kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do ta kishin arritur marrëveshjen dhe do të ishte një pjesë e saj shkëmbimi i tokave dhe një pjesë e BE-së do ishte kundër, a do ta kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton për “Fokus”.

Bolton zbuloi se në marrëveshjen midis dy shteteve ka qenë i përfshirë edhe Toni Blair.

Ai ka zbuluar se edhe ish-kryeministri britanik Toni Blair ka qenë i angazhuar seriozisht për marrëveshjen Serbi-Kosovë, ndërkohë që shton se priste që të arrihej më të vertetë diçka.

“Serbia e Kosova ta zgjidhin marrëveshjen vet. Para një viti dukej se parashikimet ishin shumë të mira. Europian serioz ishin angazhuar, ndër to Toni Bler, u angazhuan për marrëveshjen Serbi-Kosovë. Mendova se diçka do të ndodhë. Nëse do isha sot këshilltar i sigurisë kombëtare nuk do të tërhiqesha, por sot nuk jemi siç ishim atëherë”, tha Bolton në një intervistë për Fax News.

Kujtojmë se Toni Blair ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama, i cili mori këtë detyrë në vitin 2013, sapo kryeministri socialist erdhi në pushtet, i cili është paguar shumë shtrenjtë për këshillat që jepte kryeministrit Rama.

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT