Shoqata e Infermierëve ngre shqetësimin: Ka mungesë personeli për të përballuar pandeminë, një pjesë e madhe janë infektuar

Shoqata e Infermierëve Shqiptarë ngre e para shqetësimin për mungesën e infermierëve dhe mjekëve në sistemin shëndetësor në vend.

Shoqata thotë se shkak i këtij boshllëku të madh është largimi masiv i bluzave të bardha drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe ngre shqetësimin se situata mund të bëhet alarmante tashmë që vendi ka nevojë për ta, për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit.

Kjo shoqatë i bën thirrje Ministrisë se Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të punësojë sa më parë infermierë të rinj të cilët kanë vite që presin për një vend pune.

“Largimi nga vendi i shumë mjekëve dhe infermierëve ka lënë një boshllëk të madh në sistemin shëndetësor në vend e aq më teper tani me infektimin e shumë prej tyre në krye të detyrës.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë i bën thirrje Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe çdo institucioni që ka mungesë personeli të punësojë infermierët e rinj që kanë kohë për të mos thënë vite që presin për një vend pune. Është mënyra më e mirë e përballimit të situatës dhe shërbimit sa më të miren e me te shpejte ndaj pacienteve por dhe nje ndihme ndaj kolegeve qe prej muajsh po lodhen duke u sherber nje numrit te madh pacientesh.

Mjaft me me shoë dhe burtokracira eshte kohe te kontribojme te gjithe

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise se bashku do ja dalim,” shprehet Shoqata e Infermierëve në reagimin në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT