Shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri, a duhet të rikthehet karantina në disa qytete?

Javët e fundit ka patur një shtim shqetësues të rasteve të të infektuarve me koronavirus, si dhe të viktimave në vendin tonë.

Kurba ka pësuar një rritje të frikshme, sidomos pas 15 qershorit, ku ka patur të vdekur çdo ditë, si dhe mesatarisht 55 të infektuar.

Sipas ekspertëve, dy janë shkaqet kryesore të infektimeve, mos respektimi i masave anti-covid nga qytetarët dhe bizneset, si dhe shndërrimi i spitaleve në vatra infeksioni.

Të alarmuar nga situate disa qytetarë janë shprehur pro rikthimit të karantinës në qytetet problematike, ndërsa institucionet kanë sqaruar se jemi ende shumë larg këtij skenari.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, karantina rikthehet vetëm në rast se spitalet nuk e përballojnë situatën dhe numri i të shtruarve e kalon numrin e shtretërve në dispozicion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT