Shpëtimi i hebrejve nga shqiptarët, Rama: Do mbetet njollë në ndërgjegjien e Hollywood që s’kanë prodhuar kryevepra

Në përurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se ishte i gëzuar që një memorial i tillë kishte përfunduar e që shumë breza do të mësojnë se çfarë kanë bërë shqiptarët për hebrenjtë.

Ai tha se historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është histori dhe realitet i mahnitshëm.

“Më vjen mirë që ky memorial është i përfunduar, dhe do të mund t’i tregojmë fëmijëve kuptimin e fjalëve të shkruar në këto 3 gurë, që jo rastësisht kanë 3 gjuhë, hebraisht, shqip dhe gjuhën e atyre që merr forcën e fuqisë së madhe në kërkim të një bote më të mirë, që bënë të mundur çlrilimin e botës nga mallkimi nazist.

Historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, është histori mahnitëse por nuk është fillimi i historisë të një marrëdhënieve shumë të çuditshme mes hebrenjve dhe shqiptarëve, që daton në shekullit të dytë pas Krishtit, kur për herë të parë u shfaqën në brigjet e Adriatikut dhe më pas në shekullin 15-16 u rishfaqën dhe instaluan në pika të ndryshme.

E dyta që vlen të kujtohet është se përpara luftës së dytë botërore, para se kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike dhe mbresëlënëse të shpëtimit të jetëve, Shqipëria ishte i vetmi vend që në legjislacionin e saj kishte të miratuar shabatin, që të gjithë qytetarët që i përkisnin popullit hebre, kishin të drejtën të mos punonin ditën e premte, dhe askush s’kishte të drejtën t’ju ndërpriste shpërblimin për punën. Them me bindje që Shqipëria me episode, me personazhe me momente epike të njerëzve të drejtë mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollywood, që ka prodhuar disa kryevepra lidhur me këtë epokë, por do kishte prodhuar kryevepra edhe më të pabesueshme nëse do të ishte referuar episodeve të hebrenjve në Shqipëri. Janë realitete të mahnitshme,” tha Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT