Shqiptari shkoi i infektuar me koronavirus, një tjetër shtet i mbyll kufijtë vendit tonë: Ka rrezikshmëri të lartë!

Ministria e Shëndetësisë në Qipro ka publikuar listën e vendeve prej të cilave ndalohen të vijnë turistë dhe mes tyre gjendet edhe Shqipëria.
Vendi ynë konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë përsa i përket pandemisë.
Ky vendim vjen nga autoritetet e Qipros, pasi një qytetar shqiptar që arriti nga Athina në fillim të kësaj jave rezultoi i infektuar me COVID-19.
Rikujtojmë se edhe Austria dhe Hungaria ishin mes shteteve të Europës që i ndaluan hyrjen shqiptarëve.