Si të ishte një lojtar më shumë, Presidenti Meta feston ngritjen e Kupës me futbollistët e Tiranës (FOTO)

Tirana i dha fund sot pritjes së gjatë 11-vjeçare, duke ngritur në qiell trofeun e Supërligës Shqiptare.

Fitoren e kampionatit e kishte siguruar që një javë më parë, por sot në stadiumin “Air Albania” u bënë festimet dhe ngritja e Kupës.

Ishte kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, që ngriti trofeun e kampionatit të dorëzuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Meta më pas “hoqi kostumin” e Kreut të Shtetit, dhe veshi fanellën bardhë e blu duke u bërë njësh me lojtarët.

Madje në foto duket edhe i shtrirë në barin e fushës duke festuar me futbollistët.

Si të ishte një lojtar më shumë, Presidenti Meta feston

Si të ishte një lojtar më shumë, Presidenti Meta feston

Si të ishte një lojtar më shumë, Presidenti Meta feston

Back to top button
LAJMET E FUNDIT