Situata e rëndë në spitalin Infektiv/ Ndërron jetë 26-vjeçari nga Kavaja

Një 26-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin Infektiv. News 24 raporton se i riu nga Kavaja ishte konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se i riu përveç koronavirusit vuante edhe nga talasemia. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, i riu nuk ka mundur që ta përballojë pandeminë duke ndërruar jetë.

Pak më parë u konfirmua vdekja e një 43-vjeçareje në spitalin Infektiv, e cila ishte farmaciste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT