Situata e rënduar nga Covid-19, Kosova licenson laboratorët privatë për testime

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ditën e sotme ka bërë me dije se ka nënshkruar dy udhëzime administrative për licensimin e laboratorëve privatë, në mënyrë që të bëhen teste masive për Covid-19.
“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, ka thënë Zemaj.
Ky vendimi është marrë për shkak se ditët e fundit Kosova ka shënuar një numër të lartë të të infektuarish. Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar edhe 187 raste të reja nga koronavirusi.