Të infektuar me COVID, fëmija 3-muajsh bashkë me nënën nga Saranda nisen drejt ‘Infektivit’ në Tiranë

Një rast i ri me koronavirus ka rezultuar sot në Sarandë. Bëhet fjalë për një fëmija 3-muajsh i një 25-vjeçareje, nuse në fshatin Mursi të Sarandës.

Ajo rezultoi pozitive të premten, ndërsa mbrëmë tamponi ka treguar se i prekur nga virusi ishte dhe vajza e saj.

Nga raportimet në media mësohet se nënë e bije janë nisur drejt spitalit Infektiv të Tiranës.

Po ashtu drejt Tiranës është nisur edhe një efektiv policie që rezultoi pozitiv me COVID-19 të dielën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT