“Të shohim nëse e mban fjalën”/ Rama reagon ndaj Yuri Kim: Nuk më vjen mirë kur ambasadorja ndërhyn në problemet e brendshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se problemet e brendshme në vend nuk janë përgjegjësi e ndërkombëtarëve.
Ai theksoi se nuk i vjen mirë, kur ambasadorja amerikane apo të tjerë kërkojnë zgjidhjen e problemeve të vendit.
“Kjo reformë falë këtij parlamenti u bë reformë, pasi deri në 5 qershor ishte formalinë. Dua t’i falenderoj të gjithë deputetët pa përjashtim për kontributin e dhënë për ta sjellë këtë ditë votimi në parlament dhe miqtë dhe partnerët. Të gjithë miqve dhe partnerëve u përcjell një mesazh, uroj që ta dëgjojnë sikur është; nga foltorja e një parlamenti dhe qeverie sovrane.
Dhe po e nis me çfarë thotë komisioni i Venecias për sistemet zgjedhore. Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi për përzgjedhjen e sistemeve, gëzojnë këtë marzh, pasi janë vendime politike. Komisioni i Venecias dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde ndërkombëtare. I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane apo të tjerë.
Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë. Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne, dhe ajo fjali është një arsye për cdo person, qoftë socialist, demokrat, apo ballist, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vet dhe vendin e vet, shtetin e vet”, theksoi Rama.
Deklarata e Ramës
Më lejoni t’u përcjell një mesazh të gjithe miqve e partnerëve dhe uroj ta dëgjoj sic është këtë mesazh të një parlamenti sovran, i një qeverie sovrane dhe kryeministri sovran. Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore: Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, pasi janë vendime politike.
Ndaj miqtë tanë duhet të dëgjojnë se ky është vendim i parlamentit dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë, nuk kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren e SHBA apo të BE. E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe s’mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë mos I themi gjërat sic janë. Nuk është përgjegjësi e ambasadores së SHBA Berlinit apo Parisit që ne prej 30 viteh kërkojmë zgjidhjen e problemeve tona në anglisht. Dhe për këtë ata meritojnë respect. Por kur dëgjon ambasadoren e SHBA që thotë do i ndjekim a do e mbajnë fjalën nuk më vjen mirë, jo për veten time po për të gjithë ne.- u shpreh Rama.