Thaçi ‘çlirohet’ nga Prokurori Special dhe thyen heshtjen nga Haga: Nëse me gjykojnë me paanësi, përfundimi është…

Ka mbaruar intervistimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë, në kuadër të aktakuzave për krime lufte dhe tortura ndaj njerëzimit.

Sot ishte dita e 4-të e marrjes në pyetje, teksa pas përfundimit të intervistës nga prokurori special, Thaçi ka thyer heshtjen duke thënë se nëse gjykohet me paanësi atëherë përfundimi është i thjeshtë, ai do shpallet i pafajshëm se nuk ka bërë krime.

Thaçi tha se nuk mund të japë informacione për çfarë është pyetur.

“Sapo përfundova dëshminë në Dhomat e Specializuara. Më vjen mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të japë sqarimet e mia për aktivitetin tim gjatë luftës”. Tani i mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanashëm në atë cka kam dëshmuar. Unë s’kam bërë asnjë krim dhe se lufta e UÇK ishte lufte e drejtë për liri e Kosovës. Përkundër faktit se dëshmia ime ka zgjatur shumë, unë konsideroj se kemi pasur seanca produktive. Nëse Gjykata Speciale gjykon drejtë, do të vërtetohet se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara”, tha Thaçi.

Në pyetjen e gazetarit se është pyetur nga prokurori lidhur me pretendimet e Dick Martit për “Shtëpinë e Verdhë”, Thaçi tha se nuk është pyetur.

Më tej ai thotë se lufta e Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe historinë nuk ka mundur ta rishkruajë askush.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT