Turizmi shqiptar, Ambasadorja Kim: Kam 6 muaj këtu dhe kam vizituar vende shumë të bukura, SHBA do jetë krah jush

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ndodhet në një event për promovimin e turizmit në vendin tonë, bashkë me ministrin Klosi.
Kim tha se prej 6 muajsh ndodhet në Shqipëri dhe ka pasur mundësinë të vizitojë shumë vende të bukura, ndërsa theksoi nevojën për të mbrojtur dhe mbajtur pastër mjedisin. “SHBA-të kanë dhënë ndihma deri në 1.8 milion dollarë për të ndihmuar turizmin. Gjithashtu, do jem aq krenare kur të sigurohem se SHBA do qëndrojnë përkrah jush”, tha Kim.
“Kam 6 muaj në Shqipëri dhe kam pasur mundësi të vizitoj shumë vende të bukura. Kam qenë në Berat, Vlorë, Sarandë, në Krujë. Jam e lumtur që ndodhem këtu. Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij.
Jam e kënaqur që nuk tregohemi përgjegjës vetëm për mbeturinat e përditshmërisë sonë, por pastrojmë edhe ato që kanë hedhur të tjerët. Në momentin që unë mbledh mbeturinat që bëj, është akt përgjegjshmërie nga ana ime. Po në fakt, nëse unë mbledh mbeturinat e krijuara nga të tjerët, atëherë ky është një veprim që tregon zgjuarsi”, përmbylli ambasadroja.