U prit si hero nga mbështetësit, Presidenti Thaçi flet pas mbërritjes në Kosovë (FOTO)

Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit në Tiranë, Presidenti Hashim Thaçi u nis menjëherë drejt Kosovës.

Ai u rikthye në atdhe pas 4 ditë marrje në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë pas aktakuzave për krime lufte.

Në pikën kufitare në Morinë, presidenti Thaçi u prit nga dhjetëra mbështetës, i cili më pas zbriti nga automjeti i tij për t’i takuar.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju! HTH ”, shkroi Thaçi në Facebook.

“Sapo përfundova dëshminë time para prokurorit të dhomave të specializuara. Më vjen shumë mirë që për katër ditë kisha mundësinë të jap dëshmitë për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës, dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet, zhvillim dhe progres. Gjatë këtyre katër ditëve, jam mundur të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës”, tha Thaçi para mediave dje por pritet që një deklaratë për shtyp rreth gjithçkaje ndodhi në Hagë ta mbajë nesër.

U prit si hero nga mbështetësit, Presidenti Thaçi flet pas

U prit si hero nga mbështetësit, Presidenti Thaçi flet pas

U prit si hero nga mbështetësit, Presidenti Thaçi flet pas

U prit si hero nga mbështetësit, Presidenti Thaçi flet pas

U prit si hero nga mbështetësit, Presidenti Thaçi flet pas

Back to top button
LAJMET E FUNDIT