Valteri kërkon shkrirjen e Avokatit të Popullit: Paguhet kot për qefe e qoka, është kthyer në zyrën e Bashës

Sot në Kuvend Erinda Ballanca lexoi raportin mbi veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2019 duke e vendosur theksin te problemet në burgje.
Ndërkohë që deputeti opozitar Halit Valteri e cilësoi Erinda Ballancën si avokate të Lulzim Bashës, duke kërkuar që ky institucion të shkrihet, pasi nuk ka bërë asgjë.
“Avokatja e Lulit. Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë. Në 3 vite është shumë larg pritshmërive. Ka një administratë të politizuar me njerëz partiakë. Avokati i Popullit vetëm emrin ka të tillë. Për dieta, për udhëtime, për qejfe duhet të shkojnë lekët?