Vetëm me 6 vota pro, PS bën autogolin: Nuk ka shkarkim për Metën

Partia Socialiste e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme betejën njëvjeçare me presidentin Ilir Meta, duke u tërhequr nga nisma për shkarkimin e presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Komisioni hetimor parlamentar në shqyrtimin e raportit përfundimtar ishte i ndarë në qëndrimin e tij për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit. Përplasjet ndodhen dhe brenda vetë mazhorancës, ku socialisti Bashkim Fino ku e cilësoi si të turpshme përmbajtjen e raportit, ku në vend që të kërkonte shkarkimin e Metës, apo të përcaktonte se presidenti nuk shkarkohej, nxjerr konkluzione dhe në formë rezolute i kërkon Parlamentit rishikimin e Kushtetutë. Kjo është cilësuar si një fyerje për Finon, e konkluzionet e tilla cilësohe edhe si fyese për 55 firmëtarët që ishin pro shkarkimit të Metës.

Sakaq, kryekomisioneri Manja u deklarua se komisioni ka qenë serioz në punën e tij dhe se vendimin për shkarkimin e jep Gjykata Kushtetuese, pavarësisht se raporti do t’i kërkoj seancën se nuk ka shkarkim për presidentin Meta.

Gjashtë deputetët  Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Adriatik Alimadhi dhe Krenar Rryçi votuan pro. Ndërsa socialisti Fino e kondicioni votën pro me faktin se nëse ishin ato gjërat që i cilësohen Kuvendit si detyrime. “Jam pro duke hequr të gjitha pjesët që ne i vejmë detyra Kuvendit të Shqipërisë. S’jam për të bërë relacione apo rezoluta që janë në funksion të punës së Parlamentit. Janë shumë ofenduese, kjo  të paktën për mua”, deklaroi Fino.

Kështu komisioni hetimor mbylli punën e tij dhe se raporti final, ku do të jenë dy të tilla, një të PS-së kundër shkarkimit dhe një e opozitës pro shkarkimit të Metës nga posti i presidentit do të prezantohen në një seancë të posaçme parlamentare për t’u votuar nga deputetët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT