‘Vetëm nuk ia dalim dot’, mjeku i QSUT i bën thirrje qytetarëve: Respektoni rregullat, na ndihmoni t’a mundim këtë virus

Mjeku i O.R.L, në QSUT, Klevis Thomai ditën e sotme ka ndarë një mesazh sensibilizues në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, mjekju i ka bërë thirrje të gjithëve që të mbajnë maska dhe të respektojnë masat për të ndihmuar shërbimin shëndetësorë për të mundur koronavirusin.
Ndër të tejra mjeku i ka bërë thirrje të gjithëve që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën sociale se vetëm kshtu do të ishte e mundur që të ndalojmë përhapjen e koronavirusit.
“Jam Kevis Thomai mjeku O.R.L, në QSUT, dhe gjej momentin për t’iu dhënë me një mesazh sensibilizues.Sepse bota po përballet aktualisht me një virus mjaft të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Koha të tregohemi të përgjegjshëm. Na ndihmoni ta mundim këtë virus. Vetëm ne mjekët, infermierët, spitalet nuk ia dalim dot. Ky është virus që mundet nga të gjithë bashkë neve. Koha të respektojmë distancimin social, maskën, barriera prej tekstili. Të ruajm distancën të gjithë. Të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë. Një person mund të ruaje veten, por është e kotë nëse nuk e bëjnë të tjerët. Lufto virusin me të gjithë ne. Të kthehemi sa më shpejt në normalitet dhe të takojmë njerëzit e dashur dhe ti këmi aty, ju lutem mbani maskat dhe ruani distancën ” tha mjeku në mesazhin e tij.