VIDEO/ Listat e hapura, koha kur Basha kërkonte ndryshimin e sitemit zgjedhor

Duket se vendimi i mazhorancës dhe opozitës parlamentare për hapjen e listave ne zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021 ka kthyer edhe njëherë përplasjen me Partinë Demokratike.

Kreu i PD Lulzim Basha e ka kundërshtuar vendimin për hapjen e listave duke hedhur akuza ndaj mazhorances se kjo hedh poshtë marrëveshjen e 5 qershorit që partitë politike arritën me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE.

Por çfarë mendonte Basha pak kohë më parë për listat e hapura në takim me studenta, teksa i thotë atyre se “ka ide të vlefshme, si për shembull listat e hapura, që qytetarët të mos votojnë thjesht siglën e partisë, por edhe kandidatin që preferojnë“.

Por sot kryedemokrati është kundër listave të hapura, kundër votës së qytetarëve jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që preferon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT