VIDEO/ “Mos jini egoista”, mjeku thirrje qytetarëve: Maska s’të pengon që të mbushesh me oksigjen, boll krijuat justifikime

Një mjek i urgjencës në Britaninë e Madhe ka bërë një eksperiment për të vërtetuar nëse maskat që rekomandohen që të përdoren për mbrojtje nga koronavirusi të pengojnë që të marrësh frymë.

Dr Joshua Wolrich, 30 vjeç, nga Londra ulet pranë makinerive mjekësore, të cilat monitorojnë nivelin e oksigjenit në trup.

Fillimisht ai mat oksigjenin që hyn në trup pa maskë, dhe më pas më maskë, duke qënë transpartent me shifrat.

“Maska nuk të pengon që të mbushesh me oksigjen. Ja dhe me maskë rrahjet e mia të zemrës dhe sasia e oksigjenit është midis 94 dhe 100, pra është plotësisht normale.

Maska nuk iu ndalon që të merrni frymë, është gënjeshtër. Boll krijuat justifikime dhe mbajini vënë. Mbroni veten dhe të tjerët. Ndaloni së qëni egoist,”-thotë ai në video.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT