VIDEO/ Pas kthimit në xhami, Erdogan publikon këngë për Shën Sofinë, mesazh edhe në gjuhën shqipe

Pas vendimit për ta rikthyer në xhami, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, një këngë dedikuar Shën Sofisë.

Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës, ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe.(Minuta: 1:05) Këngëtarja Imran Salkan interpreton në gjuhën tonë vargun: “Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd e themi duke bërtitur”.

Ndërsa gjuhët e tjera të përfshira janë, kineze, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht.

Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT