Vizita në Kosovë, Boletini këshillon Bashën: Duhet të vazhdosh në rrugën e rilindasve

Gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Kosovë, Lulzim Basha vizitoi sot  kullën e Isa Boletinit ku ka folur me pasardhësit e tij në Boletin.

Por, teksa Basha komunikonte me Gazmend Boletinin, ai i uron që të jetë sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë.

“Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë”, tha Boletini.

Me poshte dialogu:

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë.

Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë.

Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!

Me sa duket Bashes i eshte kujtuar Rama dhe Rilindja me te cilen fitoi zgjedhjet e vitit 2013 lideri socialist, ndaj i dridhej zeri dhe bente si i emocionuar!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT