Vlora pa urbanë, qytetarët ankohen për shërbimin e munguar të transportit

Vlora është një prej qyteteve ku transporti urban ende nuk ka nisur. Qytetarët ankohen se shërbimi i munguar u ka krijuar vështirësi dhe u ka rritur koston për të lëvizur.

Autobusët e transportit urban nuk qarkullojnë në rrugët e Vlorës prej më shumë se katër muaj!

Shërbimi u ndalua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa pas rihapjes, kompania private nuk ka rinisur punën pasi kundërshton protokollin e lëvizjes.

”Mirë do ishte që unë mos të shkoja në këmbë.”

Në pjesën dërmuese qytetarët e vlorës thonë se u mungon një shërbim i domosdoshëm.

”Pjesa tjetër e popullsisë, për shkak të largësisë së vendit të punës, është domosdoshmëri.”

Veç vështirësisë në lëvizje, për një pjesë mungesa e urbanëve është përkthyer në kosto financiare.

Thonë se në raste nevojë detyrohen të marrin mjete të tjera transporti të cilat kushtojnë më shumë!

”Do jetë i detyruar të përdorë një transport tjetër që është më i kushtueshëm.”

Burime për Ora News thonë se transporti i munguar në Vlorë pritet të rifillojë funksionimin të hënën, ndërsa qytetarët i tremben rritjes së biletës.

”Ne kemi dëgjuar një infoemacion që do na e bëjë 70 çmimin e biletës.”

Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, mjetet e transportit do të funksionojnë me 70 % të kapacitetit, ndërsa maskat janë detyrim për udhëtarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT