Vuloset rezultati në Maqedoni/ Shqiptarët me 32 deputetë në Kuvend, ja si ndahen mandatet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.

VMRO-DPMNE 44 mandate
BDI 15 mandate
ASH-AA 12 mandate
E majta 2 mandate
PDSH 1 mandat

Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome.

Tani sfida është për krijimin e qeverisë, ku BDI e Ali Ahmetit insiston në një kryeministër shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT