Yuri Kim uron besimtarët myslimanë në shqip: Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në gjuhën shqipe për festën e Kurban Bajramit.
Ajo uron që kjo festë të sjellë shpresë gëzim për ta e familjet e tyre.
“Gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sjelltë shpresë, besim dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë miqtë që e festojnë”, shkruan Kim në Twitter.