Zani Caushi kërkoi lirinë, anëtarët e Bandës së Cërrikut telefonatë nga BURGU: Jemi edhe ne që po rrimë kot brenda, të dalim!

Ish- kreu i bandës së Vlorës Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht me pretendimin se është rehabilituar dhe do të rrisë fëmijët. Aktualisht ai po vuan dënimin në Burgun e Drenovës dhe është dënuar me burg përjetë mirëpo sërish kërkon të lerë qelinë.

Kjo kërkesë e Zani Caushit shkaktoi reagime të shumta në publik, duke bërë që dhe anëtarë të tjerë të bandave kriminale të kërkojnë lirinë. Së fundmi, sot në emisionin e mëngjesit në Report TV ka telefonuar një anëtar i Bandës së Cërrikut dhe ka kërkuar që dhe ata të lënë qelinë sepse sipas tyre s’është vetëm Zani Caushi në burg, raporton newsbomb.al.

Përshëndetje. Desha të flas cik për lirimin e Zan Caushit. Ministria e Drejtësisë nuk shikon që këta kanë familje. Biles ka kosto të madhe shteti. Duhet ti shikojë këta. Nuk është vetëm Zan Caushi. Jemi dhe grupi jonë, grupi i Cërrikut që rrimë brenda kot, Skënder Cani e Met Bozi. As kanë vrarë e as asgjë. Vetëm ndonjë llafë goje. Vrau ky e vrau ai. Minstria duhet t’i shikojë këto. Të mos bëhen gjyqe kot”, tha ai.

VIDEO:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT