Zyrtarja e BE akuzon Vuçiç: I fshehe rastet me koronavirus për shkak të zgjedhjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, akuzon ashpër presidentin serb Aleksandër Vuçiç për manipulim të shifrave të koronavirusit.
Von Cramon reagon ashpër protestat e ditëve të fundit Serbi, ku u shënuan përplasje mes qytetarëve dhe policisë.
Ajo thotë se Vuçiç ka gënjyer për rastet me koronavirus me qëllim të përfitonte para zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan javë më parë.
“Duket se Vuçiç gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja.
Von Cramon komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë.