12 raste të reja me Covid-19 në Durrës, 7 prej tyre u infektuan nga …

Situata në vend vijon të mbetet e rënduar sa ipërket koronaviusit. Janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19 në Durrës, sipas statistikave të 24 orëve të fundit.

Mësohet se 7 prej tyre janë infektuar nga kontakti me vatrat aktive të infeksionit.

Ndërsa 5 rastet e tjera janë regjistruar nga dy familje të ndryshme, nga të cilat njëra përbëhet nga tre anëtarë, ndërsa tjetra nga një çift bashkëshortësh. Sipas staitistikave zyrtare Durrësi numëron 291 raste aktive, duke u renditur në vend të dytë pas Tiranës, me 1285 të infektuar aktivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT