152 raste të reja me koronavirus/ Ministria e Shëndetësisë jep një lajm të mirë: Sot dita…

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 152 raste te reja me koronavirus, ndërsa lajmi i mirë është se dita e sotme shënoi edhe numrin më të lartë të të shëruarve, 148 persona.

Zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 5 persona e humbën betejën, duke e thelluar edhe më tej bilancin tragjik.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tone janë kryer 785 testime. Në testimet përfshihen testimet në dy strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të licencuara, sipas vlerësimit të ISHP.

Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve. 148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë”, njoftoi Ministria.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT