Aktivistja reagon sërish për vëllezërit Budina: Nuk ishin themeluesit e Aleancës, u futën nga politika në 2018 dhe e kthyen protestën në biznes familjar

Një nga aktivistet e para në protestat kundër prishjes së Teatrit Kombëtar Mirela Cela Jorgo, ka vijuar kritikat e saj ndaj vëllezërve Edmond dhe Robert Budina.

Ajo ka publikuar një tjetër shënim në rrjetin social Facebook, ku i cilëson si prurje për të shkatërruar kauzën.

Juristja e njohur e konsideron aktivitetin e vëllezërve si një përpjekje të nxitur nga politika për të fituar para.

“Dhe mbyllte si gjithmonē Teatri nuk do të shembej.

Jo vetëm që u shemb ,por gjithcka që është thënë i mori era.

Doni fakte? Ja ku janë fjalët.

A po kërkohej dorëheqja e kësaj qeverie, pasi Shqipërisë nuk po i shkojnë mbarë, se po shkatërrohet?

Me këtë arsyetim, edhe ata që i dolën zot Teatrit, e çuan drejt shkatërrimit.

Janë të vegjël para makinacioneve??? Po pse i dolën zot Teatrit? Pse dëbuan të tjerët? Pse kërkojnë më tepër përgjegjesi, kur aq përgjegjësi (që e morën dhunshëm), nuk e përballuan dot?

Edhe dështak (tradhtar), edhe hero… sikur s’hahet”, shkruan Mirela Cela Jorgo.

Më tej ajo sjell në vëmendje se vëllezërit Budina i janë bashkuar shumë vonë protestës.

“Budinat nuk ishin themeluesit e Aleances. Edmond Budina ka ardhur ne korrik te 2018 dhe e kthyen protesten ne biznes familjar”, nënvizon juristja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT