Arrihet marrëveshja/ Kakavija e hapur edhe gjatë natës, drejt fundit makthi i radhëve raskapitëse

Puna në pikën Kufitarë të Kakavijës vijon normalisht, ndërsa radha e automjeteve është reduktuar ndjeshëm.

Pas komunikimit të palës shqiptare me atë greke puna në pikën Kufitare është rënë dakord që puna të vijojë edhe pas orës 22:00.

Për të shmangur shtimin e radhës është rënë dakord me palën shqiptare që të ndalohet hyrja e shtetasve të tjerë, përveç atyre që janë në radhë. Policia ka ngritur postblloqe në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Që nga mëngjesi i sotëm në pikën Kufitare të Kakavijës kanë kaluar mbi 2500 persona. Fillimisht ka pasur një numër të përcaktuar prej 750 shtetasish që duhet të kalonin, por pas diskutimeve të palës greke dhe asaj shqiptare për shkak të situatës, të gjithë qytetarët që ishin në radhë duhet të kalonin dhe më pas të nisë aplikimi i regjimit të ri.

Aktualisht radha e automjeteve është rreth 500 metër, ndërsa postblloqet e policisë janë të shumta, të cilët informojnë qytetarët lidhur me vendimet fundit të qeverisë greke, ku do të aplikojë një regjim të ri për të gjithë shtetasit që do të hyjnë në territorin e saj.

Nga dita e nesërme çdo shtetas që futet në tokën greke duhet të ketë rezultuar negativ në testin për Covid-19. Testin e kryer gjatë 72 orëve të fundit qytetarët do të duhet ta dorëzojnë në pikat Kufitare, të përkthyer në gjuhën angleze.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT