BE i akordon Shqipërisë shumën më të madhe në rajon, Soreca: 180 milionë euro në mbështetje të vendit për pasojat ekonomike të Covid-19

Bashkimi Europian akordoi 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Vihet re se BE i ka akorduar Shqipërisë ndihmë 180 milionë euro, shumën më të madhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Shqipëria gjithashtu është e para në rajon për “thithjen” e këtij fondi ndihmues ndaj pasojave të COVID 19.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca është shprehur se, “me dorëzimin e 180 milionë eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, ndihmojmë vendin për të kufizuar pasojat ekonomike të COVID-19”.

“Bashkimi Europian tregon edhe një herë solidaritetin e tij me rajonin në një kohë të një krize të paparë”, ka theksuar ambasadori Soreca.

“Ne jemi të fortë së bashku”, përfundoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT