Bilanc lufte në Kosovë, mbi 100 të vdekur nga koronavirusi në 10 ditë

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë 24 orët e fundit, ndërsa 141 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Vetëm në dhjetë ditët e fundit në nivel vendor janë regjistruar mbi 100 të vdekur nga COVID-19, duke çuar totalin në 401.

Në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 11.416 nga 43.984 persona të dyshimtë me SARS-CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 7.191. Numri i rasteve ende aktive është 3.824.

Pandemia me koronavirus shpërtheu në fund të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës, prej nga u përhap në të gjithë botën duke prekur miliona njerëz. Aktualisht, nuk ka ndonjë vaksinë për t’u mbrojtur nga virusi i shtatë i njohur për njerëzimin deri më tash.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT